English

Rropatej në tre punë për të mbijetuar, fiton llotarinë prej 39 milionë dollarë

Kaliforni, 28 qershor, NOA - I kishte rënë bretku tërë jetën duke mbajtur tre punë për të ushqyer familjen dhe më në fund, duket se mundimet e tij janë shpërblyer, duke fituar plot 39 milionë dollarë gjatë një llotarie.

Bëhet e ditur se amerikani Clyde Persley, ka fituar çmimin kryesor të llotos në Kaliforni me vlerë prej 39 milionë dollarë.

49-vjeçari, i cili është i martuar dhe ka një vajzë 4-vjeçare, do të marrë pjesën e parave prej 16 milionë dollarësh gjatë katër deri në gjashtë javë të ardhshme, ka thënë një zëdhënës i lotarisë së Kalifornisë. Persley ka punuar në një makinë për prodhimin e ëmbëlsirave, pastaj si vozitës i limuzinës, si dhe ka mbajtur një punë shtesë në restorant. Ai ka treguar sesi e ka blerë biletën që i dha fatin e madh në një treg të Santa Cruzit, ku për dy vjet me radhë e ka blerë këtë biletë nga dy herë në javë.

n.e/NOA

KOMENTE