English

Aksidenti fatal, rrëzohet në Oqeanin Indian një avion me 153 persona në bordin e tij

Dubai, 30 qershor, NOA - Një avion i kompanisë ajrore "Yemen Airways" me 153 persona në bord u rrëzua sot në Arqipelagun e Komoros në Oqeanin Indian, ku bëhet e ditur se 142 pasagjerët ishin të kombësive franceze dhe nga Komore.

Avioni "Airbus 310" në bordin e të cilin ndodheshin edhe 11 anëtarë të ekuipazhit ishte nisur nga Sanaa, kryeqyteti i Jemenit, drejt Moronit, kryeqytetit i Komores, bëhet e ditur se fluturonte në kushtet e një moti të keq dhe ky mund të ketë qenë shkaku i aksidentit fatal.

Një burim zyrtar nga Jemeni u shpreh "se nuk mund të thuhej nëse ka të mbijetuar" nga 153 persona që ndodheshin në bordin e avionit "Airbus 310-300".

n.e/NOA

KOMENTE