English

Cristina Gallack: BE, vlerësime pozitive për zgjedhjet

Cristina Gallack, zëdhënësja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Havier Solana, thotë se Brukseli vlerëson zgjedhjet e së dielës dhe pret që pasi të numërohen votat të krijohet një qeveri që të funksionojë. Bashkimi Evropian e ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri si pozitiv.

Â

Cili është verdikti nga Brukseli për zgjedhjet në Shqipëri?

- Në këtë moment ne nuk mund të kemi një verdikt, por ajo që mund të themi është se ne mirëpresim përmirësimin e përgjithshëm që është arritur në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën. Në veçanti ne duam të theksojmë se administrimi i procesit të zgjedhjeve ishte pozitiv. Megjithatë ne duam të presim edhe pak për të pasur një pikëpamje më të përgjithshme.

Â

Zgjedhjet po shihen si provë e kredencialeve demokratike të Shqipërisë, çfarë mendoni për këto kredenciale deri në këtë moment?

- Mendoj se për Shqipërinë zgjedhjet janë shumë të rëndësishme dhe ne jemi të kënaqur se udhëheqja i mori ato shumë seriozisht, organizimi dhe fakti që vëzhgimi po nxjerr vlerësime pozitive deri tani. Pra, së pari, ne duhet të urojmë popullsinë e vendit për angazhimin në një proces që ne dëshironim që të ishte i drejtë dhe transparent, që ne mendojmë se ashtu ishte. Megjithatë ne do të presim edhe pak më shumë për të pasur një vlerësim të përgjithshëm. Ne e kuptojmë dhe e vumë re se udhëheqja e mori këtë proces zgjedhor shumë seriozisht.

Â

A keni ndonjë shqetësim për ditët në vazhdim?

- Ne do të dëshironim shumë që të gjitha aspektet që misioni vëzhgues i ODIHR-it po vë në dukje të merren në shqyrtim, dhe ndoshta pas kësaj ne do të mund të bëjmë komente më të qarta.

Â

A keni ndonjë porosi për udhëheqësit politikë në Tiranë?

- Mesazhi është gjithnjë se zgjedhjet janë një moment për të qenë pozitiv, sepse është populli që shpreh dëshirat individuale dhe pozicionet individuale. Prandaj udhëheqja duhet të jetë e hapur, duhet të garantojë që pasi të numërohen votat të krijohet një qeveri që të funksionojë, që të respektojë vullnetin e popullit dhe që të ketë një përparësi të qartë, atë të përparimit drejt Bashkimit Evropian. Dhe kjo përparësi është shumë e rëndësishme sepse ne mendojmë se ajo duhet të ndërtohet mbi zbatimin e reformave përfshirë çdo gjë që lidhet me kapacitetin administrativ. Reformat ekonomike dhe politike, mendoj unë, do të jenë gjerat më të rëndësishme që qeveria e re do të duhet të prodhojë.

BBC

KOMENTE