Tiranë, 30 qershor, NOA - Selia rozë, përmes specialistit të saj për zgjedhjet, Kastriot Islami, ka deklaruar qëndrimin e saj që të mos spekulohet me rezultate paraprake, pasi jemi ende në fazë numërimi.
"Rezultatet e ECA-s janë ende të paplota dhe nuk përbëjnë asnjë arsye për t'u cilësuar si përfundimtare, në Berat përshembull kur kanë mbetur pa u parë edhe 10 qendra votimi", deklaroi Islami lidhur me një fakt të tillë.
Ai i ka drejtuar thirrje kryeministrit Berisha që të mos bllokojë procesin e numërimit në Tiranë, Fier dhe Elbasan, i cili sipas tij është në favorin e selisë rozë.
"Nëse kjo fazë spekulimesh vijon, do të ngarkojmë direkt Sali Berishën për prishje të rezultatit zgjedhor" tha Islami.
Më pas, përfaqësuesi socialist tha se do të informojë ndërkombëtarët edhe për dështimin e situatës mbi procesin e numërimit në Shkodër, ku ka fakte shqetësuese. Â Â