English

Pronat e këngëtarit Majkëll Xhekson, tani për tani i ka në dorë vetëm nëna e tij

Los Angelos, 30 qershor, NOA - Administrimin e përkohshëm të pronave të yllit të popit Majkëll Xhekson, i cili u nda nga jeta para pak ditësh, do ta ketë në dorë vetëm nëna e tij, Katerina Xhekson.

Bëhet fjalë për vilën e tij në Neverland të Kalifornisë, si edhe të drejtat për këngët e grupit Beatles.

Ka qenë gjykata e Lartë e Los Anxhelosit e cila ka pranuar kërkesën e paraqitur për këtë qëllim nga avokati i nënës së Michael Jackson, 79 vjeç. Po ashtu, mësohet se nëna Katerina ka fituar të drejtën, po nga kjo gjykatë edhe mbi  kujdestarinë e përkohshme të tre fëmijëve të djalit të saj, Prince Michael (12 vjeç), Paris (11 vjeç) dhe Prince Michael II (7 vjeç). Vetëm në një seancë të datës 6 korrik do të përcaktohet më tej fati i këtyre fëmijëve dhe administrimi i pronave që la i ndjeri, këngëtari i popit Majkëll Xhekson.

Ndërkaq, kanë nisur "betejat" lidhur me një testament të mundshëm që mund të ketë lënë ai, për të cilin flet vetëm një avokat i Majkëll Xheksonit.

n.e/NOA

KOMENTE