English

Raporti i fundit i OBSH-së: Gripi i derrit ka prekur 110 mijë persona nëpër botë

Uashington, 30 qershor, NOA - Mbi 70 mijë të prekur në 110 vende dhe zona të ndryshme të botës. Ky është raportimi i fundit që bën Organizata Botërore e Shëndetësisë mbi ecurinë e përhapjes të sëmundjes së gripit të derrave në rang ndërkombëtar, ndërkohë që Shqipëria nuk përfshihet në hartën gjeografike të përhapjes së këtij virusi.

Sipas të dhënave më të fundit, vihet re se hartës së përhapjes të virusit i janë shtuar dhe 8 vende, apo zona gjeografike, duke arritur në 116, nga 108 që ishte një javë më parë.

Vetëm në 5 ditët e fundit, numri i rasteve të të infektuarve nga ky virus është rritur me rreth 15.000 persona.

Për rajonin e Ballkanit të dhënat e fundit nga OBSH flasin për 86 raste të konfirmuara me virusin A (H1N1) në Greqi, nga të cilat 13 raste të reja. Raste të reja janë konfirmuar dhe në Bullgari, duke arritur në 7 raste të prekura nga virusi A (H1N1), ndërsa në Rumani deri tani janë konfirmuar 24 raste.

KOMENTE