Uashington, 30 qershor NOA - Rreth 73 për qind e amerikanëve përshëndesin tërheqjen e trupave nga qytetet irakiane gjashtë vjet pas pushtimit të drejtuar nga SHBA.
Megjithëse shumë prej tyre mendojnë se kjo tërheqje do të sjellë një rritje të dhunës, sipas një sondazhi të bërë publik nga kanali televiziv CNN. Sondazhi i CNN u realizua në fundjavë dhe është bërë publik ditën kur Iraku merr kontrollin e plotë të qyteteve dhe qytezave të vendit.
Ndërkohë që forcat amerikane do të përqendrohen në një rol mbështetës dhe trajnimi deri në largimin e tyre përfundimtar në fund të të vitit 2011. Sipas sondazhit të kryer nga CNN janë 73 për qind e të pyeturve konfirmojnë se mbështesin tërheqjen e trupave amerikane nga qytetet e Irakut, ndërsa 26 për qind që janë kundër kësaj.
k.k/NOA