Berlin, 30 qershor, NOA - Gjermania është shpallur fituese e kampionatit evropian për futbollistë deri në moshën 21-vjeçare.
Ajo ka mundur që ta fitojë këtë garë futbollistike për emrin e kryesueses së kampionatit evropian U21, falë një fitoreje me ekipin e të rinjve të Anglisë. Â
Kështu, të rinjtë gjermanë kanë shënuar një fitore bindëse me rezultatin 4-0 ndaj të rinjve të kombëtares angleze duke fituar titullin e parë të kampionatit evropian për futbollistë deri në moshën 21-vjeçare.
Gjermanët kaluan në epërsi fillimisht me anë të Gonzalo Castro dhe më pas përmes Mesut Ozilit.
Ndërsa në pjesën e dytë ka shënuar dy herë, duke sjellë fitoren e pashmangshme për ekipin gjerman sulmuesi Sandro Vagner.
n.e/NOA