English

BE, Suedia merr sot presidencën e radhës pas Republikës Çeke

Stokholm, 1 qershor, NOA - Suedia merr sot zyrtarisht presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë për gjashtë muaj me radhë pas dorëzimit të saj nga Republika Çeke.

Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt ka cilësuar si detyra prioritare politikën e punësimit, takimin e nivelit të lartë për klimën në Kopenhagë si dhe zbatimin e Paktit reformues të Lisbonës.

Kryesimin Suedia e merr nga Çekia, presidenca e të cilës u rëndua nga skandalet e luftës për pushtet në Pragë dhe kritiku evropian, Vaslav Klaus.

Të shumta janë edhe çështje të tjera jo më pak të rëndësishme që Suedia duhet të përballje, siç është organizimi i Parlamentit të sapozgjedhur, organizimi i Komisionit që i mbaron afati në tetor dhe emërimi i presidentit të tij, duke mos harruar referendumin e dytë irlandez për Traktatin e Lisbonës që pritet të zhvillohet në vjeshtë. Në planet e suedezëve bën pjesë edhe zgjerimi i Bashkimit Evropian, zhbllokimi i negociatave me Kroacinë, që aktualisht janë bllokuar nga vetoja e Sllovenisë për shkak të një mosmarrëveshje kufitare ndërmjet dy vendeve, si dhe progresi i integrimit të Turqisë.

n.e/NOA

KOMENTE