English

Berisha në mbledhjen e qeverisë: Po pres rezultatin, qeveria e re më 4 shtator

Tiranë, 1 korrik NOA - Në mbledhjen e parë të qeverisë pas zgjedhjeve, kryeministri Sali Berisha ka folur për standardet e realizuara në këto zgjedhje ndërsa është shprehur se do të shpërblejë komisionerët dhe numëruesit për punën e palodhshme.

"Bëra zgjedhje evropiane dhe zgjedhjet prodhojnë qeverinë e re, qeveria e re mund të krijohet më datë 1 deri më 4 shtator" u shpreh kryeministri sot pas fillimit të mbledhjes së qeverisë.

"Qeveria e re do të krijohet pas mbledhjes së parlamentit të ri dhe bashkë do të vazhdojmë reformat deri në fund të mandatin tonë. Përqendrim total në detyrimet që rrjedhin nga MSA dhe në përmbushjen e kërkesave nga Komisioni Evropian", u shpreh më tej kryeministri Berisha.

Ndërkohë Berisha ka shtuar se deri më tani nuk është dhënë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ndërsa është në pritje të rij.

"Kjo qeveri do të vendosë që t'i shpërblejë komisionerët dhe numëruesit, pasi ata kanë dhënë një kontribut madhor", u shpreh Berisha.

k.k/NOAÂ

KOMENTE