English

Festivali i verërave në Spanjë, derdhen 40.000 litra verë gjatë "luftimeve"

Haro, 1 korrik, NOA - Plot 40 mijë litra verë janë derdhur pa kursim nga qytetarët që "laheshin" me të në shenjë gëzimi dhe hareje gjatë edicionit të radhës së Festivalit Tradicional të Verës, i cili u mbajt në qytetin Haro në veri të Spanjës.

Një edicion i përvitshëm ky për këtë vend, shoqërohet me një gëzim të madh për hapjen e sezonit të ri të verës, i cili kalon me beteja që nuk kursejnë aspak shpërthimin e fuçive të saj.

Ky festival mbahet çdo vit në Haro dhe kalon mes betejash më 29 qershor, në ditën e Shën Pjetrit. Njerëzit tubohen në mëngjes, të veshur në bluza të bardha dhe të armatosur me boca, kova, pajisje të ndryshme dhe revole të ujit përplot me verë. Në festën e këtij viti janë lagur rreth gjashtë mijë njerëz të cilët në shtëpi kanë shkuar me bluza ngjyrë trëndafili, në vend të bardhave që i kishin veshur në mëngjes.

n.e/NOA

KOMENTE