Shkodër, 1 korrik, NOA - Ka rinisur në Bushat procesi i numërimit të votave, janë kamerat ato që vërtetojnë se ky proces po hecën në rrugë të mbarë.
Ky proces u pezullua pasi komisionerët e dy partive kryesuese,asaj të PD-së dhe PS-së nuk ranë dakord për praninë e komisionerëve të partive të vogla.
Në këtë KZAZ pritet të numërohen dhe rreth 5-mijë vota nga ku PD-ja mund të fitojë deputetin e tetë të saj.
el\NOA