Bogota, 1 korrik, NOA - Plot 2 tonë kokainë janë sekuestruar në një motoskaf i cili kishte si destinacion Amerikën Qendrore.
Agjencitë e huaja bëjnë të ditur se ngarkesa prej rreth dy tonë kokainë është mundur të sekuestrohet në detin e Karaibeve. Droga ishte fshehur në 70 paketa të zbuluara në një motoskaf të ndaluar në mes të detit nga rojat bregdetare kolumbiane. Ekuipazhi i motoskafit mendohet të jetë përpjekur të sulmonte rojat bregdetare dhe më në fund e ka braktisur atë në një plazh të Antioquia-s, duke u larguar në drejtim të paditur. Më tepër se 100 tonë kokainë janë sekuestruar që nga fillimi i vitit në botë, ku Kolumbia mbetet prodhuesi më i madh i kësaj lënde narkotike, me rreth 430 tonë produkte në vitin 2008.
n.e/NOA
Â