Durrës, 1 korrik, NOA - Një qese me drogë është gjendur në mjediset e Institucionit të Edukimit të Veprave Penale në lagjen 17 të Durrësit.
Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga forcat policore, të cilat bëjnë me dijeni se qesja e vogël ishte mbështjellë me nastro izolant elektrik.
Pasi e kanë çmbështjellë atë, ata kanë konstatuar një qese farmaceotike transparente ku brenda saj gjendet një masë bimore me ngjyrë jeshile me kërcej dhe gjethe që për nga karakteristikat ngjan me lëndën narkotike "Cannabis Sativa".
Sasia e gjetur ka një peshë prej 1.8 gramë dhe ajo u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe është dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tirane për të bërë klasifikimin e saj.
Brenda një harku kohor të shkurtër, kjo është hera e tretë që brenda territorit të paraburgimit gjendet sasi lëndë narkotike. Po punohet për zbulimin dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.
n.e/NOA