Tiranë, 1 korrik NOA - Këshilli i Ministrave vendosi sot gjatë mbledhjes së qeverisë të shpërblejë komisionerët dhe numëruesit që janë angazhuar në procesin zgjedhor të 28 qershorit. Â
 Berisha parapriu vendimin e Këshillit të Ministrave fill pas mbledhjes kur tha për gazetarët se do të shpërblente komisionerët dhe numëruesit për punën e tyre të lodhshme.
"Zgjedhësit shqiptarë nderuan në radhë të parë besimin e tyre, vendin dhe shoqërinë shqiptare me pjesëmarrjen e tyre më të lartë në 13 vitet e fundit, në zgjedhjet e përgjithshme", tha Berisha. "Qeveria do të vendosë që t'i japë një shpërblim shtesë komisionerëve dhe numëruesve të zgjedhjeve, që realisht, kanë pasur një detyrë jashtëzakonisht të lodhshme. Do ta bëjmë vendimin dhe do të jetë më i kushtueshëm, por realisht këto kanë qenë zgjedhjet më të kushtueshme, sepse ishte infrastruktura e re, por ajo do të shërbejë për të gjitha zgjedhjet e ardhshme", tha më tej kryeministri Berisha. Berisha ka vlerësuar zgjedhjet, ndërsa shtoi se është duke pritur rezultatin përfundimtar të KQZ-së.
k.k/NOAÂ Â