Lezhë, 2 korrik NOA - Tre persona, anëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të plagosur dhe një grua ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale Lezhë- Rrëshen.
Mësohet se një mjet me targa LE 65 31 AÂ që drejtohej nga Nikoll Bazhella, ka qenë duke udhëtuar kur ka dalë nga rruga, dhe ka përfunduar në lumin Matë në afërsi të fshatit Skuraj.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Pashke Bazhella, ndërsa mbetën të plagosur rëndë bashkëshorti i saj Nikoll Bazhela i cili ishte edhe drejtuesi i automjetit, si dhe dy fëmijët e tij, djali 17-vjeç dhe vajza 16-vjeçe.
Policia ka transportuar drejt Spitalit Ushtarak të plagosurit nga ku mësohet se ndodhej në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë që hetuesit e aksidenteve nisën punën për të zbardhur rrethanat.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si rrjedhojë e shpejtësisë së madhe me të cilin po udhëtonte mjeti.
Familja Bazhella po udhëtonte nga Lezhë në drejtim të Rubikut.
k.k/NOA