English

Bastisen dy lokale në Ferizaj, policia kap një 25-vjeçar

Ferizaj, 2 korrik NOA - vidhen dy lokale në Ferizaj të Kosovës policia shoqëron një 25-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në rrugën "12 qershori" në Ferizaj kur një kalimtar ka konstatuar dy lokale me dyer të hapura dhe të thyera dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në adresën e dhënë nga telefonuesi ku kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Pas hetimeve të para policia shoqëroi një 25-vjeçar me iniciale A.M, si autor i dyshuar kryesor i vjedhjeve.

Burime nga policia thanë se 25-vjeçari ka hapur me forcë dy lokalet ku nga njëri lokal  ka marr cigare të llojeve të ndryshme ku vlera e tyre llogaritet të jetë rreth 240 euro.

k.k/NOAÂ

KOMENTE