Tiranë, 2 korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për agjencinë Reuters ku është shprehur se ka gjithçka për të formuar një mazhorancë të re.
"Unë kam gjithçka gati për të formuar një mazhorancë të re. Por po pres me durim rezultatin përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk ishte  një fitore e gjerë, por është një fitore . Sido që të jetë e madhe apo e vogël, fitorja është e shndritshme !" deklaroi për Reuters Sali Berisha.
Â