Tiranë, 2 korrik NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 26 vjet burgim tre të akuzuar për "trafik narkotikësh", të mbetur në tentativë dhe "vjedhje me dhunë", njëri prej të cilëve shtetas kosovar.
Gjykata shpalli fajtor dhe vendosi të dënojë me 10 vjet heqje lirie të pandehurin Ismail Kllokoqi, nga Kosova  si dhe me nga 8 vjet burg secilin të akuzuarit Paulo Gjoka dhe Artan Kamberi, nga Tirana.
Ndërkohë që veçoi çështjen ndaj të pandehurit tjetër të procesit, Fatmir Maliqi, nga Kosova. Tre të dënuarit u arrestuan tre vjet më parë gjatë një operacioni të policisë të organizuar në Mirditë ku ata u kapën me 3.9 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë. Artan Kamberi dhe Paulo Gjoka, u arrestuan fillimisht pasi në bagazhin e automjetit me të cilin po udhëtonin u gjet një gomë automjeti brenda së cilës ishin fshehur 8 pako të dyshuara lëndë narkotike e llojit heroinë. k.k/NOA  Â