English

Fsheh kanabisin në papuçe, kapet 20-vjeçarja rumune

Rabat, 1 korrik NOA - Kishte zgjedhur papuçet për të fshehur një sasi lënde narkotike kanabis, por sërish është zbuluar nga policia.

20-vjecarja kishte tentuar që papuçet të dukeshin si dhurata por në fakt kjo nuk ka penguar policët të "nuhasin" kanabisin që fshiheshin brenda papuçeve.

Vajza 20-vjeçare rumune u kap në aeroportin e Marrakech teksa po tentonte të udhëtonte drejt Anglisë.

Gjatë kontrollit asaj ju gjetën 6,2 kilogramë rrënjë kanabis të fshehura në 12 palë papuçe të vendosura në një valixhe të vogël.

''Vajza 20 vjeçare u arrestua në momentin që po nisej për në Angli'', deklaroi policia. Sipas të përditshmes arabe ''Attajdid'', droga ishte fshehur në 12 palë papuçe në formë dhuratash në një valixhe të vogël. policia ka nisur hetimet për të zbuluar burimin dhe destinacionin e drogës që p transportohej nga 20-vjeçarja.

k.k/NOA Â

KOMENTE