Vlorë, 2 korrik, NOA - Një trup i pajetë është gjendur në në zonën e Ujit të Ftohtë, për të cilin burimet policore bëjnë të ditur ditur paraprakisht se i përket një gruaje rreth moshës 50-vjeçare.
Por rreth saj nuk bëhen ende të ditura të dhëna të tjera personale si emri apo shkaku që mund ta ketë çuar për të marrë vendimin fatal.
Policia e Vlorës është sinjalizuar nga banorë të zonës për gjetjen e trupit dhe nga hetimet paraprake konstatoi se vdekja e gruas ka ardhur si pasojë e mbytjes në det.
Trupi u dërgua menjëherë në morgun e spitalit të Vlorës për vëzhgime të mëtejshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e mbytjes së gruas, të cilat për momentin mbeten enigmë.
n.e/NOA