Athinë, 3 korrik, NOA - Një bombë shpërtheu sot në mëngjes përpara një zyre shërbimesh fiskale në lagjen Ambelokipi, pranë qendrës së Athinës.
Lajmi bëhet i ditur nga burime policore greke, të cilat konfirmojnë më tej se nga shpërthimi në fjalë janë shkaktuar mjaft dëme materiale.
Ndër të tjera, shtohet fakti se gjysmë ore përpara shpërthimit disa të panjohur i telefonuan dy të përditshmeve greke për t'i njoftuar për këtë shpërthim.
Aktet e dhunës kontestuese dhe atentatet janë shtuar në Greqi që pas vdekjes dhjetorin e kaluar të një adoleshenti, të vrarë pas një gabimi policor në lagjen Exarchia, në qendër të kryeqytetit. Vdekja e tij shkaktoi trazira urbane gjatë disa javëve.
n.e/NOA
Â