English

Berisha takohet me Presidenten e Fondacionit Blouin

Tiranë, 3 korrik NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot Presidenten e Fondacionit Blouin, Louise Blouin.

Fondacioni Blouin vepron kryesisht në fushën e artit, kulturës dhe turizmit dhe publikon 165 botime.

Fondacioni shtrihet në disa vende të rajonit si Greqi, Kroacia, Malin e Zi.

Blouin shprehu veçanërisht interesin e Fondacionit që ajo drejton për potencialin turistik të Shqipërisë dhe i shprehu kryeministrit Berisha dëshirën për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në këtë fushë.Â

Kryeministri Berisha e njohu Blouin me zhvillimin e turizmit në vitet fundit, duke nënvizuar në mënyrë të veçantë transformimin e infrastrukturës bregdetare.

"Shqipëria, ka një vijë bregdetare të mrekullueshme, me një pasuri kulturore që është pjesë e trashëgimisë botërore, është e pasur me site arkeologjike dhe  ka potenciale të mëdha turistike" u shpreh Berisha.

Blouin shprehu kënaqësinë të bashkëpunonte me qeverinë shqiptare për promovimin e kulturës dhe turizmit shqiptar.

k.k/NOA

Â

KOMENTE