English

Depresioni nervor, çelësi si të parandalohet

Nga Carolyn Presutti

Â

Depresioni është një çrregullim mendor i zakonshëm i cili karakterizohet nga mërzia dhe mungesa e energjisë. Në disa raste depresioni është shkaku i rreth 850 mijë vetëvrasjeve anembanë botës çdo vit.Â

Një studim i ri ndihmon adoleshentët që të jenë të aftë për të shmangur vuajtjet që shkakton depresioni. Raporti është publikuar në revistën e Shoqatës së Mjekëve Amerikanë.

"Depresioni mund të ndikojë tek shkolla, tek marrëdhënia e të rinjve me shokët, shton rrezikun për vetëvrasje si dhe problemet me drogën dhe alkoolin".

Xhudi Garber është mjeke e psikologjisë në Universitetin Vanderbilt. Ajo paraqiti rezultatet e një studimi për adoleshentët dhe depresionin, në një konferencë në Nju Jork.  Ajo studioi adoleshentët, sepse depresioni tek të rriturit, thotë ajo, shpesh nis që në adoleshencë.

"Do të doja të eliminoja njollën që e shoqëron depresionin, sepse ai është fenomen i zakonshëm, i mjekueshëm dhe ne mendojmë, i shmangshëm".

Garber udhëhoqi një studim me më shumë se 300 adoleshentë të cilët kishin kaluar depresion.

Gjysma e të rinjve ishte në një grup kontrolli. Gjysma tjetër ishte në një grup terapie, i cili ekzaminonte depresionin dhe i mësonte që të shtojnë aftësitë për të zgjidhur problemet që shkaktojnë depresionin.

"Ne u përqendruam për të vrojtuar se si ata mendonin për problemet, kryesisht se si t'ia dalin me stresin, sidomos kur njihet burimi i stresit. A fajësojnë ata veten e tyre, a mendojnë ata se gjërat do të shkojnë keq përgjithmonë? Ne i orientuam ata që të shihnin realisht se cilat ishin efektet e ngjarjeve, efektet e veprimeve të tyre, dhe se çfarë ata duhet të bëjnë më tej".

Kur studimi mbaroi, ata që ishin në programin parandalues kishin 11% më pak rënie në depresion krahasuar me ata që ishin në grupin e kontrollit. Greberi nënvizoi se depresioni parandalues ka impakt të gjerë në shoqëri. Adoleshentët e depresionuar disa herë kryejnë dhe krime.

Diçka tjetër që mësuan studiuesit ishte se; nëse një prind është në depresion, adoleshentët janë më të prirur për t'u ndjerë të depresionuar.

Kërkuesit thanë se rezultatet e tyre kanë potencialin që të përmirësojnë jetët e mjaft adoleshentëve dhe të zvogëlojnë humbjen e produktivitetit kur ata të jenë në punonjës.Â

Marrë nga VOA

KOMENTE