English

"I vetëm në shtëpi", hajduti rri 1 javë për qejf në shtëpinë ku shkoi të vidhte

Uashington, 3 korrik, NOA - "I vetëm në shtëpi" është filmi i njohur me djalin e vogël që i duhet të rrijë me ditë të tëra i vetëm në shtëpi pa familjarët, duke u ndeshur me hajdutët.

Por personazhi ynë në fakt është vetë hajduti, i cili ka ndenjur për qejf një javë brenda shtëpisë ku shkoi të vidhte.

Nga policia amerikane 19-vjeçari Nicholas Truesdell është cilësuar si një grabitës i jashtëzakonshëm, pasi ka hyrë me dhunë në shtëpinë e një familjeje amerikane dhe atje ka qëndruar një javë ditë rresht.

Pasi banorët e shtëpisë ishin me pushime, ai është relaksuar tërësisht duke u shtrirë nëpër krevate, ka parë televizorin dhe ka ngrënë ushqim nga frigoriferi i cili ishte përplot me gjëra për të ngrënë, gjë e cila i është dukur atij një luks i paparë, i cili nuk duhej lënë pa u shijuar. Bëhet e ditur nga policët se ai në këtë shtëpi kishte hyrë duke thyer dritaren e dhomës së fjetjes, madje thuhet se ai ka luajtur goxha edhe me kompjuter, e madje edhe ka ngarë automjetin e familjes të cilës ia kishte pushtuar shtëpinë. Gjatë arrestimit të policisë, Truesdell kishte deklaruar se e kishte ndier veten si në shtëpi të tij.

n.e/NOA

Â

KOMENTE