English

Komisioni Evropian, kontroll kushteve në ligjin e ri të Italisë për emigrantët

Bruksel, 3 korrik, NOA - Komisioni i Bashkimit Evropian do të kontrollojë paketën e ligjeve të diskutueshme të sigurisë të aprovuar nga Italia, kundër emigracionit ilegal. "Duhet të shihet nëse paketa ligjore është në përputhje me të drejtën evropiane", tha ministri i Drejtësisë, Jacques Barrot.

Sipas kësaj pakete, në të ardhmen futja ose kalimi ilegal në Itali do të shihet si vepër penale, e cila do të dënohet me gjobë deri në 10 mijë euro si dhe më dëbim të menjëhershëm.

Kush strehon migrantë ilegalë mund të dënohet me burgim. E lejueshme zyrtarisht është edhe krijimi i grupeve vullnetare qytetare, si ato që janë krijuar tashmë në veri të Italisë.

Për të tilla rregulla që ai përmban, ka qenë një ligj mjaft i diskutueshëm në Itali, miratimi i të cilit u shoqërua me një fushatë të tërë kundërshtish dhe debatesh nga ana e përfaqësueve të shoqërisë civile, opozita, por edhe vetë ministra.

n.e/NOA

KOMENTE