English

Papulias në Beograd: Serbia e ka vendin në Bashkimin Europian sa më shpejt

Beograd, 3 korrik, NOA - Presidenti grek, Karolos Papulias, i cili ka zhvilluar një vizitë në Beograd, tha se Serbia e ka vendin në Bashkimin Europian dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.

Papulias e lëshoi këtë deklaratë në Beograd gjatë një takim ime presidentin serb, Boris Tadiç. Presidenti grek tha se Serbia meriton një vend në Bashkimin Europian. Ai e quajti Beogradin partner strategjik që mund të japë një kontribut të madh për qendrueshmërinë dhe zhvillimin në Ballkan. Papulias bëri thirrje gjithashtu për një zgjidhje në Kosovë bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare. Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe Tadiç e quan këtë qëndrim të saj si  jashtëzakonisht të rëndësishëm për Serbinë. Sipas tij, kjo provon se Europa nuk është kundër serbëve.

KOMENTE