Tiranë, 4 Korrik NOA Update - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka lajmëruar përmes zyrës së tij për shtyp, daljen në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
Mësohet se z.Rama do të dalë para mediave sonte në orën 19.00. Fillimisht u lajmërua ora 19.30 dhe para pak çastesh, u konfirmua ora 19.00.
Nuk ka asnjë të dhënë të konfirmuar për subjektin e konferencës për shtyp, por janë dy alternativat që pritet të ketë Rama si shtyllë të takimit me median, e para një dorëheqje e mundshme pas rezultateve zgjedhore dhe zhvillimeve të sotme Berisha-Meta dhe e dyta, një "lumë" dozash kritike ndaj dy krerëve të PD dhe LSI për koalicionin që ranë dakord sot të ngrejë mes tyre.
Më herët, Berisha ftoi kreun e Lsi, Ilir Meta që të bashkohet në koalicionin qeveritar të drejtuar nga kryeministri aktual.
Rreth dy orë më vonë, z.Meta konfirmoi se e pranonte ftesën e Berishës dhe lajmëroi krijimin së shpejti të qeverisë që pritet të drejtohet nga kreu aktual dhe të ketë kreun e LSI për zëvendëskryeministër.
Sakaq spekulohet edhe se z.Meta mund të marrë edhe postin e kryetarit të Kuvendit që momentalisht e gëzon Jozefina Ropalli.
k.k/NOA