Kavajë, 4 korrik, NOA - Një qark i shkurtër elektrik, i shkaktuar në momentin kur një kamion po kalonte në në autostradën Durrës-Kavajë është shoqëruar me flakë të mëdha zjarri, të cilat për fat të mirë nuk kanë shkaktuar asnjë të lënduar.
Sipas burimeve policore të pranishme në vendngjarje për agjencinë e Lajmeve NOA,
ngjarja ndodhi pak minuta më parë kur kamioni me targa të Tiranës 1435 ka shpërthyer në flakë në rrugën Durrës-Kavajë, pranë Shkëmbit të Kavajës.
Bëhet e ditur ndër të tjera se vala e tymit ka qenë e madhe, ndërsa flakët për pak minuta kanë përfshirë kamionin si pasojë e lëndës së poliesterolit që kanë ndihmuar djegien shpejt të tij.
Zjarrfikësit kanë mundur t'i shuajnë menjëherë flakët, duke mos lejuar që ato të
përhapen më tej për të shkaktuar dëmtime.
Por gjithsesi, djegia e kamionit shkaktoi edhe një trafik të rënduar në autostradën Kavajë-Durrës.
n.e/NOA