Londër, 4 korrik, NOA - Edhe pse tosteri ende gjendet në maje të listës sipas popullaritetit në mesin e dhuratave të dasmës, një çift britanik është mbetur i habitur kur në mesin e dhuratave të mbështjella ka numëruar as më pak e as më shumë se 24 tosterë.
Claire e Stuart Linley i kishin udhëzuar 160 të ftuarit e dasmës se më së shumti do t'u hynin në punë dhurata në para për të mundur të udhëtojnë në muajin e mjaltit. Mirëpo, e kanë parë se diçka nuk ishte në rregull kur kanë parë shumë kutia të njëjta në formë e madhësi në mesin dhuratave.
Claire ka mbetur gojëhapur kur e ka kuptuar se bëhet fjalë për 24 tostierë të markës "Tesco". Mirëpo në fund ka dalë të jetë një shaka e pakripë të cilët e kishin menduar paraprakisht.
Çifti nga Howden Minster në Yorkshire, natyrisht, i ka kthyer 23 tosterë, por një kanë vendosur ta mbajnë për vete.
"Kur kemi filluar të nesërmen në mëngjes të hapim dhuratat na është dukur e çuditshme pse aq shumë prej tyre kishin formën dhe madhësinë e njëjtë. Atëherë filluan të dalin tosterët njëri pas tjetrit dhe ka qenë shumë qesharake. Shumica prej tyre ishin të markës Tesco prandaj kur shkuam në dyqanin dhe i kthyem tërë atë, të punësuarit vdiqën së qeshuri", ka thënë Stuart.
n.e/NOA
Â