English

Aksident në Rrëshen-Rubik, plagosen 5 persona

Rrëshen, 5 korrik NOA - Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pasmesditës së sotme në aksin Rrëshen- Rubik pjesë e rrugës nacionale Shqipëri- Kosovë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi kur dy automjete njëri tip-Ford me targa të Kosovës që drejtohet nga Abaz Shapa dhe tjetri tip-Benz me targa të Mirditës 2271 A që drejtohej Aurel Kalaj, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe janë plagosur tre pasagjerët Naser Beuli, Qerim Moriqi dhe Hysni Ibrahimi. Mësohet se të aksidentuarit u transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Rrëshenit me fraktura në trup dhe dëmtime të rënda në kokë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën hetuesit e aksidenteve për të zbardhur rrethanat e përplasjes së dy makinave.

Ndërkohë që nga spitali bëhet e ditur se të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

k.k/NOA

Â

KOMENTE