English

Edi Rama, SMS qytetarëve: Koha është e maskarenjve, por Shqipëria është e jona

Tiranë, 5 korrik NOA - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë klasike për të falënderuar "kokë më kokë" qytetarët shqiptarë të cilët e kanë mbështetur atë ditën e zgjedhjeve më 28 qershor.

Qytetarëve u kanë mbërritur gjatë ditës së sotme mesazhe në telefonat celularë të cilat mbanin emrin e Edi Ramës.

Ndërsa subjekti i mesazhit ishte një falënderim i thellë për atë çka kanë bërë qytetarët për Partinë Socialiste ditën e zgjedhjeve.

Në mesazhin që u ka dërguar qytetarëve Rama ka përcaktuar se tashmë është koha e maskarenjve e ndërsa Shqipëria është e jona.

Pavarësisht bindjeve të tyre politike, shumë qytetarë, "rozë" apo "blu" kanë marrë mesazhin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama i cili në fund të falënderimit i shpreh aty edhe një përqafim prej tij.

Teksti i mesazhit që Rama u ka dërguar qytetarëve:

"Unë ju falënderoj përulësisht për gjithçka keni bërë për Partinë Socialiste dhe do ta kujtoj në të gjithë jetën time me mirënjohje, mbështetjen e jashtëzakonshme që më dhatë më 28 qershor.

Koha është e maskarenjve, por Shqipëria është e jona.

Përqafime, Edi"

KOMENTE