English

Koalicioni me PD, Ali Ahmeti: Meta bëri zgjidhjen më të mirë për Shqipërinë

Shkup, 5 korrik NOA - "Ilir Meta bëri zgjidhjen më të mirë për Shqipërinë", kështu ka deklaruar kryetari i Partisë shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Ai sot ka përshëndetur vendimin e Ilir Metës për të marrë pjesë në koalicionin qeveritar të udhëhequr nga Sali Berisha.

"Mbështesim Ilir Metën në kontributin për integrimin evropian të Shqipërisë

pas vendimit të liderit të LSI, z.Ilir Meta për të pranuar negociatat paraprake me Kryetarin e Koalicionit fitues, z.Berisha, për krijimin e Qeverisë së Integrimit Evropian", - ishte deklarata e Ahmetit.

Lideri i BDI, z.Ahmeti u shpreh edhe se Ilir Meta bëri zgjidhjen më të mirë për Shqipërinë dhe ne e mbështesim vendimin e rëndësishëm të Metës, si një kontribut për integrimin evropian të Shqipërisë.

Z.Ahmeti u shpreh gjithashtu se qëndrimi i Metës është akt i një politikani vizionar. Sipas tij, LSI po jep kontribut atdhetar për të ardhmen e Shqipërisë dhe se z.Meta bëri zgjidhjen më të mirë për interesat e vendit.

z.r/NOA

KOMENTE