Nga Hajdin Islami
Sharr 5 korrik NOA -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj vizituan sot komunën e Sharrit.
Gjatë vizitës në këtë komunë ata janë takuar me kryetarin e kësaj komune Salim Jonuzi dhe me prodhues të kësaj ane.
Më pas agjenda e qeveritarëve dhe nikoqirëve komunal ka vazhduar në fabrikën "Sharri" në fshatin Kuk nga ku kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar se: "Qeveria e Kosovës është në fazën përfundimtare të konsultimeve për nxjerrjen e vendimit për heqjen e TVSH-së për të gjithë prodhuesit e qumështit në Kosovë dhe ky vendim i Qeverisë do të publikohet shumë shpejt".
H.I/NOA