Los Anxhelos, 5 korrik NOA - Të paktën pesë mjekë të cilët kujdeseshin për mjekimin e mbretit të muzikës pop Michael Jackson, janë nën hetim.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshtshmja e "Los Angeles Times" në të cilën shkruhej se autoritetet po hetojnë të paktën pesë mjekë, të cilët kujdeseshin për mjekimin dhe ilaçet Jackson, me qëllim zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij. Sipas gazetës, autoritetet e Los Anxhelos sekuestruan pas vdekjes së yllit të muzikës pop, në rezidencën e tij në "Holmby Hill", disa medikamente.
Në disa prej recetave, që rekomandonin blerjen e këtyre ilaçe, ishin përdorur emra të tjerë dhe jo ai i Jackson. Gazeta citon se në shtëpinë e këngëtarit u gjetën disa kuti me "Dirpivin", një qetësues tepër i fortë, ndërsa kishte ilaçe të tjera të cilit nuk kishin receta dhe hetuesit po përpiqet të zbardhin rrethanat e sigurimit të këtyre medikamenteve prej këngëtarit.
k.k/NOA