Tiranë, 6 korrik, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë sot nga një debat mes anëtarëve të tij për çështjen e numërimit të 9 kutive të votimit të Fierit, sipas pretendimit të Partisë Socialiste.
"Kutitë e Fierit duhet të numërohen, pasi vendimmarrja nga KZAZ në këtë qytet ka qenë politike", ka deklaruar anëtarja socialiste e KQZ-së, Dëshira Subashi.
Por kryetari Arben Ristani ka reaguar ndaj një argumenti të tillë duke pohuar se "kutitë hapen pas ankimimit të partive" dhe se "duhet të bëhet miratimi i tabelave përmbyllëse".
Sipas Ristanit, Fieri nuk është njësoj si rast me numërimin që iu bë votave të Fushë-Kuqes.
Të dhënat tregojnë se janë 9 kuti votimi nga qarku i Fierit, ende të panumëruara në KQZ. Kodi Zgjedhor i Shqipërisë parashikon që subjektet politike mund të ankohen në KQZ-së dhe në Kolegjin zgjedhor, për rezultatet vetëm pasi të publikohen tabelat e tyre përmbyllëse. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KQZ kanë kundërshtuar hartimin e këtyre tabelave pa u numëruar të gjitha kutitë.
Kutitë e Fierit u sollën në Tiranë para disa ditësh, pas krijimit të n jë përplasje mes komisionerëve socialistë dhe atyre demokratë.
n.e/NOA