English

Depresioni dhe borxhet e mëdha që kishte, detyrojnë 32-vjeçarin të vetëvaret

Tiranë, 6 korrik, NOA - Depresioni dhe borxhet e mëdha, e kanë detyruar një 32-vjeçar që të kryejë aktin fatal të vetëvarjes.

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave

Edmond Kabashi, 32-vjeç, është gjetur i vetëvarur në shtëpinë e tij në lagjen "Ali Demi" në Tiranë.

Mësohet se ai u gjet i varur nga të afërmit e tij, në një shtëpi të vjetër që gjendej ngjitur me banesën e tij që kishte marrë me qera dhe banonte me gruan dhe fëmijët.

Familjarët pasi e kanë parë, kanë njoftuar policinë, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Burime nga policia thanë se Kabashi vuante nga depresioni dhe kohët e fundit gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi, kjo edhe për shkak të borxheve që kishte krijuar, të cilat duket se e kanë detyruar të marrë edhe aktin fatal.

n.e/NOA

KOMENTE