English

Durrës, arrestohet në banesë 40 vjeçari, shitës i heroinës

Durrës, 6 korrik NOA-Seksioni kundër Narkotikëve në drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës arrestoi të hënën në flagrancë një shpërndarës lënde narkotike me inicialet F. AÂ i datëlindjes 1969 lindur dhe banues ne Durres.

Rreth orës 15:20, gjatë kontrollit në banesë, të arrestuarit iu gjet një sasi prej 4 gramësh (pluhur) lëndë narkotike e llojit heroinë, të cilën e kishte me qëllim shitjeje.

Kontrolli u ushtrua ne bazë të informacionit që disponohej nga shërbimet e policisë se ky shtetas kish rifilluar të merrej me shitje të lëndëve narkotike.

Personi ishte dënuar më parë për veprën penale të Â "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" dhe" Moskallzim te krimit".

m.i/NOA

KOMENTE