English

Dy të vdekur si pasojë e aksidenteve, gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Tiranës

Tiranë, 6 korrik NOA - Dy të vdekur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Tiranës, ndërsa policia ka arrestuar përgjegjësit e tyre.

Sipas policisë aksidenti i parë ndodhi dje në bulevardin "Zhan D'ark", përpara rrethimit të hotel Dajti, kur H. M, vjeç 32, lindur në Durrës dhe banuese në Tiranë, ka qenë duke drejtuar mjetin veturë tip "Benz 220", me targa TR 9587 P, ka aksidentuar një këmbësore, 57-vjeçe.

Drejtuesja e mjetit i ka ardhur menjëherë në ndihmë të aksidentuarës duke e transportuar menjëherë në spital, por ajo ka ndërruar jetë sapo mbërriti në duart e mjekëve.

Në vendin e ngjarje mbërriti policia e cila arrestoi 32-vjeçaren për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

Ndërkohë që po dje një tjetër aksident është regjistruar në në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë, në degëzimin e Ballutajt, kur 33-vjeçari Refat Godolja, duke drejtuar mjetin autobus tip-Benz 303, me targë EL 6875 B, ka aksidentuar me vdekje 61-vjecaren Fitnete Shehu.

k.k/NOA

KOMENTE