English

Gjykata e Lartë flet për shtyrjen e gjyqit ndaj Fatmir Mediut

Â

Tiranë, 6 Korrik NOA - Gjykata e Lartë u prononcua pasditen e sotme lidhur me çështjen ku palë e akuzuar për tragjedinë e Gërdecit është kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ida Vodica, shefe e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në Gjykatën e Lartë, tha për agjencinë e lajmeve NOA se sot ishte caktuar për shqyrtim çështja penale në ngarkim të z. Fatmir Mediu, akuzuar për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga nenet 248 te Kodit Penal dhe nenet 2 dhe 70 të Kodit Penal Ushtarak.

"Në këtë seancë, avokatet mbrojtës Ardian Visha dhe Petrit Serjani paraqitën kërkesë me shkrim për shtyrjen e gjykimit për pamundësi objektive të pjesëmarrjes së tyre", - sqaroi Vodica.

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme pasi u njohën me kërkesën, shprehën mendimin përpara trupit gjykues, që ajo të pranohet dhe seanca të shtyhej për një datë tjetër.Â

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar ne nenin 350 të Kodit të Procedurës Penale i cili parashikon mënyrën e veprimit të trupit gjykues në rastet kur përballet me mungesën e të pandehurit dhe mbrojtësit përkatës, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për më datë 14.09.2009, ora 10.00 të paradites.

e.l/NOA

KOMENTE