English

Gripi i derrit, Danimarka shpall nga data 7 korrik gadishmërinë nr.1

Kopenhagen, 6 korrik NOA-Në datën 7 korrik Danimarka do të shpallë gadishmërinë maksimale (niveli 6) përballë gripit të derrit A(H1N1).

 Në një komunikatë të Drejtorisë daneze të Shëndetit Publik thuhet se autoritetet sanitare e ngritën nivelin nga 5- 6 në kuadër të strategjisë së tyre të re që ka si qëllim të përqendrojë burimet e tyre mbi "personat në rrezik", ata me mbrojtje imunitare të dobësuar ose që vuajnë nga bronkitet kronike.

Sipas specialistwve kjo kategori do tw jetw e vetmja që do t'i nënshtrohet një trajtimi parandalues me tamiflu ashtu si dhe personat që i rrethojnë, nëse bën pjesë gjithashtu në një kategori me rrezik.

 "Niveli 6 nuk do të thotë aspak dyshimi për një pandemi", i deklaroi AFP-së drejtoresha e qendrës së parandalimit të sëmundjeve, Else Smith.

Por në këtë periudhë, kur pushuesit shkojnë shumë jashtë vendit, dhe kur numri i rasteve të danezëve të infektuar jashtë Danimarkës është rritur, kemi vendosur të rregullojmë nivelin e gatishmërisë", nënvizoi ajo.

Nga tw dhënat e Qendrws pwr paralajmërimin e sëmundjeve nw Kopenhagen, aktualisht numri i rasteve të vëna re në Danimarkë wshtw 66 ndërsa të sëmurët që kurohen nëpër shtëpitë e tyre pothuaj janë shëruar.

m.i/NOA

KOMENTE