English

Kreu i Policisë, Prenci falënderon vartësit për angazhimin maksimal në procesin zgjedhor

Tiranë, 6 korrik NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi zhvilloi sot një mbledhje me drejtorët e Policisë në Qarqe, e ata Rajonal të Policisë Kufitare e Migracionit për të analizuar veprimtarinë e policisë para dhe gjatë procesit zgjedhor duke u shprehur se Policia e Shteti ka qenë e angazhuar maksimalisht dhe ka marre të gjitha masat për kryerjen e detyrave me rigorozitet e paanësi.

Për të siguruar një performancë maksimale, veprimtaria e Policisë së Shtetit u nda në disa faza, të shtrira në kohë, e konkretisht. Faza përgatitore, e cila ka filluar që në fillim të vitit, deri në fillimin e fushatës zgjedhore. U planifikua dhe u sigurua e gjithë baza teknike e logjistike e domosdoshme për realizimin e detyrave për garantimin e masave para, gjatë dhe pas zgjedhore. Me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Prezencës së OSBE-së, Misionin PAMECA III, Programin ICITAP, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, u përgatit programi i trajnimit për punonjësit e policisë të të gjitha niveleve. Ky program trajnimi u zhvillua i ndarë në tre faza, sipas modelit kaskadë.

Për nivelin e lartë drejtues, u trajnuan 85 punonjës, për nivelin e mesëm drejtues te cilët kane shërbyer si trajner për trajnimin e nivelit baze, u trajnuan 97 punonjës, dhe faza e trete, për nivelin zbatuese u zhvillua trajnimi pranë ambienteve te strukturave te policisë vendore, duke trajnuar rreth 5500 punonjës policie te këtij niveli. Po në kuadrin e përgatitjes profesionale, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, financoi botimin e 6000 kopjeve të "librit të xhepit" me detyrat e punonjësve të Policisë së bashku me 400 kopje të Kodit Zgjedhor, të cilat ju shpërndanë strukturave policore që ligji i ngarkonte me detyra për garantimin e procesit zgjedhor. Faza për fushatën zgjedhore, e cila ka filluar që më datë 28 Maj dhe vazhdon deri në fund të fushatës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka falënderuar drejtuesit e policisë, pjesëmarrës në takim, dhe u ka kërkuar ti transmetojnë falënderimet të gjithë punonjësve të policisë që u angazhuan në procesin zgjedhor, dhe që me korrektësinë, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë që treguan gjatë realizimit të detyrave, bënë që Policia të vazhdojë të vlerësohet me konsiderata të larta nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë. Në këtë takim Prençi vlerësoi me konsiderata maksimale të gjithë aktorët, si dhe institucionet që bashkëpunuan me policinë dhe kontributin e dhënë prej tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi. k.k/NOA

KOMENTE