English

Kryeparlamentari turk, Toptan: E ardhmja e Kosovës, do të jetë e ndritshme

Prishtinë, 6 korrik, NOA - "E ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritshme". Kështu mësohet të jetë shprehur kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Ka¶ksal Toptan, pas mbërritjes së tij për një vizitë treditore në Prishtinë.

Në fjalën e tij të përshëndetjes, Toptan ka shprehur besimin se Kosova në një të ardhme shumë të afërt do të jetë madje edhe pjesë e Bashkimit Evropian.

Pas takimit të mirëseardhjes me kryeparlamentarin kosovar Jakup Krasniqi, Toptan do të pritet sot në takime të veçanta nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa do të mbajë një fjalim në një seancë solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila është ftuar për nder të tij.

Bëhet e ditur se Presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Koksal Toptan, ka marrë garanci nga ky i fundit se diplomacia turke do të vazhdojë të punojë për njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete.

Sipas tij, Ballkani është rajon i lidhjeve historike të popujve, ndaj edhe bëhen përpjekje për thellimin e bashkëpunimit.

n.e/NOA

KOMENTE