English

Pas 30 vjetësh pajiset me dokumenta gruaja e Titos

Beograd, 6 korrik NOA-Bashkëshortja e ish-presidentit jugosllav, Josip Broz Tito, Jovanka Broz arriti të marrë pas 30 vjetëve një kartë identiteti dhe një pasaportë nga ministrja e Brendshme serbe, Ivica Dacic dhe ministri i Punës, Rasim Ljajic, njoftoi sot agjencia e lajmeve BETA.

Jovanka Broz ishte pa dokumente personale që prej vitit 1980, viti kur vdiq Tito.

Ajo u pajis kohët e fundit certifikatë me iniciativë të Ljajic, gjë që i hapi rrugën dhe për pajisjen me dokumentet personale.

Në një intervistë për të përditshmen ''Politika'', Jovanka Broz, 84 vjeç tregon se si jeta e saj ishte vështirësuar pak kohë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, në maj 1980.

Ajo ishte njoftuar, dy vjet pas vdekjes së bashkëshortit, që nuk mund të përfitonte pension sepse ajo nuk dispononte mjete identifikimi dhe sepse Tito kishte marrë pagë.

m.i/NOA

KOMENTE