English

Përcaktohet fituesja e tenderit implementimin e rrjetit GPRS në sistemin fiskal të vendit

Tiranë, 6 korrik NOA - Autoritetet shqiptare kanë përcaktuar fituesen e tenderit për implementimin e rrjetit GPRS në sistemin fiskal të vendit dhe kompania fituese është Vodafone Albania.

Shoqëritë e Autorizuara nga Ministria e Financave për shpërndarjen e pajisjeve fiskale A.E.Distribution Shpk., BNT Electronic Shpk., I.V.A. Electronik Shpk., CKV Noki Shpk., Rilindja Shpk dhe PKP Shpk. njoftuan rezultatin përfundimtar të tenderit të zhvilluar për përzgjedhjen e operatorit të rrjetit të komunikimeve publike, për zbatimin e projektit për transmetimin e raporteve periodike fiskale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Pas shqyrtimit të ofertave të paraqitura nga të tre operatorët e rrjetit te komunikimeve publike pjesëmarrëse AMC Sh.A, Eagle Mobile Sh.A dhe Vodafone Albania Sh.A, oferta më e mirë u përzgjodh ajo e shoqërisë Vodafone Albania Sh.a.Â

Shoqëria Vodafone Albania Sh.a. si fituese e këtij tenderi, deklaroi sot se do të ofrojë shërbimin APN (Access Point Name), për përdorimin e rrjetit GPRS nëpërmjet Shoqërive të Autorizuara dhe do të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për mundësimin e lidhjes së drejtpërdrejtë me rrjetin e brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

e.l/NOA

KOMENTE