Â
Tiranë, 6 korrik NOA-
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Â Ahmet Prençi e ka cilësuar korrekte dhe konform rregullave e udhëzimeve punën e punonjësve të saj të cilët kishin për qëllim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 28 qershorit.
Në fjalën e mbajtur gjatë analizës së zhvilluar të martën me drejtorët e Policisë në Qarqe, të Policisë Kufitare e Migracionit, kryepolici i shtetit, Ahmet Prençi theksoi se gjatë ditës së zgjedhjeve nga ana e policisë janë bërë 22 ndërhyrje për të stabilizuar situatat e krijuara.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka falënderuar drejtuesit e policisë, pjesëmarrës në takim, dhe u ka kërkuar ti transmetojnë falënderimet të gjithë punonjësve të policisë që u angazhuan në procesin zgjedhor, dhe që me korrektësinë, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë që treguan gjatë realizimit të detyrave, bënë që Policia të vazhdojë të vlerësohet me konsiderata të larta nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë.
Në këtë takim  Prençi vlerësoi me konsiderata maksimale të gjithë aktorët, si dhe institucionet që bashkëpunuan me policinë dhe kontributin e dhënë prej tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi.
m.i/NOA