English

Rezultati i zgjedhjeve, PS lajmëron mbledhjen e Kryesisë

Tiranë, 6 korrik NOA - Partia Socialiste mbledh sot Kryesinë me qëllim shqyrtimin e hapave që do të merren nga kjo parti pas zgjedhjeve.

Është zhvilluar sot mbledhja e parë e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Socialiste pas zgjedhjeve për të diskutuar rreth zhvillimeve të mëtejshme.

Pothuajse të gjithë anëtarët e PS-së, kanë mbërritur në mesditë në selinë e kësaj partie në pritje të fillimit të mbledhjes.

Ndërkohë që pritet që Partia Socialiste të përgatisë një plan të ri të veprimeve të partisë.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit nga rezultatet e para PS mori 65 mandate, PD 68, LSI 4 mandate, PBDNJ dhe PDI nga 1 mandat.

k.k/NOA

KOMENTE