English

Sarandë, situatë e qetë pas zjarrit të së djelës tek mbetjet urbane

Tiranë, 6 korrik NOA- Është dashur  24 orë që të vihet në kontroll zjarri që ra në fushën e mbetjeve urbane të Sarandës, rreth 7 kilometra larg qytetit.

Kjo u bë e mundur falë një angazhimi, të forcave dhe institucioneve të ndryshme. Burime nga bashkia e qytetit konfirmojnë se gjatë stinës së verës, zjarret në këtë pikë grumbullimi janë rë shpeshta ndaj po punohet për instalimin e hidranteve (pompave të ujit me presion).

 Në operacionin për shuarjen e këtij zjarri kanë marrë pjesë zjarrfikës nga Saranda dhe Delvina.

Fusha e depozitimit të mbetjeve urbane të Sarandës në Volloder, u përfshi pasditen e të dielës nga një zjarr. Një vatër zjarri ishte ndezur në sipërfaqen prej më shumë se 2 ha, që përdoret prej shumë vitesh si truall për depozitimin e mbetjeve urbane të Sarandë.

m.i/NOA

KOMENTE