Tiranë, 6 korrik NOA-Rreth 1700 armë bërthamore pritet të reduktohen për një periudhë 7 vjeccare nga ana e Moskës. Ky është traktati më i ri i firmosur në Kremlin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë nga dy presidentët, Barak Obama dhe homologu i tij rus Dimitri Medvdev.
Dy krerët e lartë të shteteve ranë dakord që të reduktojnë rezervat e armëve të tyre bërthamore. Marrëveshja u nënshkrua mes presidentit amerikan, Barak Obama dhe homologut të tij rus Dimitri Medvedev në Kremlin.
"SHBA dhe Rusia kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa kontradikta.
Nëse ne punojmë fort në ditët e ardhshme, ne mund të bëjmë përparime, që të përfitojnë të dy vendet" tha Obama në Kremlin gjatë takimit me Medvedev.
Kreu i Kremlinit deklaroi se në raportet Rusi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hapet një faqe e re.
Kjo marrëveshje zëvendëson në këtë mënyre traktatin e vitit 1991, që del jashtë funksionit në dhjetor. Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi në hapje të takimit, se shpresonte për një progres të jashtëzakonshëm në bisedimet Rusi-SHBA për cështjet me interes të përbashkët.
Lufta në Afganistan e deri tek cështjet e energjisë dhe ndryshimeve klimaterike janë tema të tjera kryesore të këtij takimi të rëndësishëm.
Pas takimit kokë më kokë me Medvedev, presidenti amerikan Obama do të takohet edhe me kryeministrin rus Vladimir Putin.
Putin ka kërkuar që SHBA të heqë dorë nga sistemi antiraketë që ka në plan të ndërtojë në Europën Lindore, si dhe të ndalë zgjerimin e NATO-s me vende të lindjes, në mënyrë që të përmirësohen marrdhëniet mes dy vendeve.
m.i/NOA