English

Studimi: Bota noton mbi naftë dhe çmimi mund të kthehet në atë të vitit 1950

Nju Jork, 6 korrik, NOA - "Bota noton mbi naftë dhe çmimi mund të kthehet në atë të vitit 1950, kur ishte vetëm 20 dollarë". Kështu citohet në një studim të fundit që është kryer nga ekspertët e fushës së hidrokarbureve në institutin "Nus Consulting".

Në fakt, ky përfundim bie ndesh me pritshmërinë aktuale të tregjeve financiare ndërkombëtare, ku pritet rritje e vazhdueshme e çmimit.

Por duket se një fakt të tillë e hedhin poshtë ekspertët e lartpërmendur, sipas të cilëve bazuar në burimet prodhuese të naftës në të gjithë globin, i bie që çmimi i saj të bjerë ndjeshëm dhe të mos ketë vend, të cilat ekspertët i kanë cilësuar si artificiale.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme në bursën e Nju Jorkut ari i zi është kuotuar me 66 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 1.2 për qind kundrejt një dite më parë.

n.e/NOA

KOMENTE